Fajon: Një turp për BE, ata që bllokuan negociatat do mbajnë përgjegjësi

Eurodeputetja Tanja Fajon e konsideron një turp për Bashkimin Europian, mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një turp i tillë për BE! Ata që bllokuan vendet do të marrin përgjegjësinë e tyre!”, thekson Fajon

Po ashtu eurodeputetja Fajon postoi deklaratën e Komisionerit të BE-së për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn i cili thekson: “Udhëheqësit e BE nuk arritën t’i binden angazhimit të tyre për të hapur negociatat e pranimit me Veri Maqedoninë dhe Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë sesa serioz është angazhimi për integrimin e Ballkanit në BE”.

SHKARKO APP