“Fakt ulëritës për të gjithë ne si shoqëri!” Ylli Manjani: Çështjet e krimit, drogës e mafias nuk figurojnë në asnjë sondazh si shqetësim i shqiptarëve

Nga Ylli Manjani

Nëse shoqëria e ka gojën për bukë, politika është “legjitime” të jetë me krimin.
*******
Çështjet e krimit, drogës e mafias nuk figurojnë në asnjë sondazh si shqetësim i shqiptarëve.
Ky fakt është ulëritës për ne të gjithë si shoqëri!!!
Dmth, nuk është faji i sondazheve sepse pyetjet mbi krimin e drogën bëhen rregullisht, por njerëzit nuk i shohin si problem.
Kjo është dramë sociale.
Shoqëria jonë bashkëjeton mirë me krimin, drogën e mafian. Mjafton që këto të shpërndajnë para për bukë dhe s’ka asnjë problem. Duket sikur kjo shoqëri e ka gojën vetëm për bukë…!
Këtu e ka burimin kriminalizimi i pushtetit. Këtu e ka burimin penetrimi i krimit e mafias në pushtet e vendimmarrjen publike. Nëse publiku nuk e sheh të udhës ndarjen e vetes me krimin, është e kotë të flasim për shtet, ekonomi të lirë dhe demokraci.
Këtu e ka burimin edhe mos reagimi social ndaj hajdutëve të votave që i njohu gjithë Europa si të tillë. Këtu e ka burimin 20% – shi i Ndrangetës për bashkinë e për ministrin enigmatik.
Ky element më le pa tekst, me thënë të drejtën.
Personalisht nuk jam pajtuar e as pajtohem më këtë “paqe sociale” me krimin e mafien. Edhe sikur i vetëm të jem, rrefuzoj ta pranoj krimin e mafien si burim zhvillimi. Aq më pak si standard demokracie.
Jam ndarë me këtë mentalitet edhe kur shërbeva në kabinet qeverisës dhe denoncova drogën, kur të gjithë (mesa duket me të drejtë) më thonin “je i sigurtë ti që nuk na penalizon politikisht denoncimi i drogës”?!!!
Edhe sot nuk e di a jam i sigurtë, por e di që jam në rrugën e drejtë. Krimi e mafia janë e keqja e çdo shoqërie. Kjo e fundit, nëse është normale ndahet prej tyre.
Shoqëria që bashkjeton me krimin nuk ka asnjë shanc të jetë e drejtë! Politika që përfaqëson këtë shoqëri, ska sesi të mos jetë mafioze.

SHKARKO APP