Faktoje.al deklaron: Kemi edhe për ministra të tjerë
Portali Faktoje.al ka dhënë para pak minutash një deklaratë publike lidhur me interesimin e madh që ka pasur mbi shpenzimet e publikuara të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.
“Faktoje është një medium i ri i gazetarisë investigative, i themeluar dhe mbështetur nga USAID, me qëllim të informohë qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë sesi shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit, sat ë vërtetë janë politikanët në mbajtjen e premtimeve dhe në respektimin e ligjit gjatë ushtrimit të mandatit të tyre. Taksapaguesit amerikanë që kanë mbështetur deri më sot trajnimin e gazetarëve të rinj të Faktoje dhe media të tjera të ngjashme fakt-verifikuese në Evropë dhe Ballkan janë të bindur se transparenca dhe vërtetësia e informacionit janë vitale për një demokraci të shëndetshme. Faktoje e mbështet të gjithë punën në parimin e paanshmërisë dhe shërbimit me korrektësi ndaj qytetarëve shqiptarë” sqaron portal.
Më pas thuhet se kanë kërkuar të dhëna për udhëtimet dhe qëndrimet në hotele të ministrave të kabinetit dhe të kryeministrit për periudhën janar 2018 – qershor 2019.
Duket se e para për të dhënë informacion ka qenë Etilda Gjonaj.
“Ministria e Drejtësisë ka qenë e para që vuri në dispozicion Brenda afatit të parashikuar informacionin e kërkuar dhe të detajuar. Faktet që kemi analizuar nga këto dokumente janë publikuar tashmë dhe janë vetë lexuesit ata që mund të vlerësojnë nëse shifrat e hoteleve dhe biletave të përzgjedhura nga ministria e Drejtësisë janë tëe pranueshme për një vend të varfër si Shqipëria” shkruhet në sqarimin e faktoje.al.
KOHA JONË SONDAZH


