Farsa e Bashkisë së Durrësit, firmos vendimin pasi banorët u ankuan te Basha
Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës ka nxituar që brenda pak orësh të marrë vendimin dhe të shpallë emrat në listën e përfituesve nga fondet për rindërtimin e banesave që u prekën nga tërmetet.
Në vendim, siç u publikua edhe nga vetë Bashkia e Durrësit, shihet edhe emri i Kadri Barrukut, kryefamiljarit nga Manza që u ankua te kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe u shpreh se nuk ka përfituar ende nga fondi i rindërtimit.
Mirëpo, pas këtij denoncimi që u bë publik nga Basha, kryetari i Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi ka firmosur listën me emrat që përfitojnë nga këto fonde. Mes tyre është edhe emri i Barrukut, por Bashkia ka ‘harruar’ datën. Në krye të vendimit shihet data e sotme, që tregon se vetëm pas denoncimit publik, është bërë e mundur që qytetarët të marrin atë që meritojnë.
Gjatë denoncimit, vetë Barruku tregoi se nga Bashkia e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se është skualifikuar për arsye dokumentesh.
KOHA JONË SONDAZH

