Fatbardh Kadilli: Basha dhe Berisha, luftë se kush do të marrë peng opozitën

Për Fatbardh Kadillin qëllimi i protestës së Sali Berishës më 8 janar ishte jashtë politikës, teksa theksoi se lufta e tij me Lulzim Bashën është se kush do të marrë peng opozitën. Për të kjo betejë mes Berishës dhe Bashës është ”tradhtia” më e madhe që ata i kanë bërë demokratëve dhe se po lënë vendin pa opozitë.

“Ndjenja që unë përjetova ishte një gjë e shëmtuar nga e cila më vinte turp, një gjë që më shkaktonte dhimbje sepse kisha kolegë në kampin brenda dhe atë jashtë. I pashë të bënin një betejë jo politike, por të vërtetë me njëri-tjetrin. Një luftë e turpshme që tregon se ne kemi hequr dorë nga roli i opozitës. Qëllimi i protestës është jashtë politikës, sepse nuk është më politikë. Çfarë do bëjmë do marrim me duar të nxjerrim jashtë njëri-tjetrin? Kjo s’është politikë. Ka vdekur politika, ato nuk janë më mjete politike. Populli nuk ka mjete dhe mund t’i sulet politikanëve, por jo destablishmentet politike. Selia e PD u kthye në repart sulmi për interesat e Berishës. Lufta mes tyre është luftë kush do ketë mikrofonin e opozitës, kush do marrë peng opozitën. Është një formë e pushtetit opozitën. Nuk është betejë politike, është thjesht luftë”,-tha në ”Report Tv”.

Po ashtu ai thekson se Basha dhe Berisha janë njerëz pa moral politik, teksa nënvizon se ”lumi” i akuzave që ata kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit është edhe më e trishtë se protesta pasi, përtej ekzagjerimeve për efekte politike, një pjesë e tyre janë të vërteta.

SHKARKO APP