Fati i PD-së, Apeli vendimin për vulën do ta japë më 3 mars

Një ditë para protestës, Gjykata e Apelit ka vendosë të marrë në shqyrtim çështjen më të nxehtë të momentit, atë të ”luftës” mes dy grupeve në PD.

Gjykata e Apelit bën me dije se më 3 mars do të shqyrtohet çështja për të caktuar se kujt i përket partia më e madhe opozitare në vend, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se: Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?