Fation Murati duhet të ishte në “arrest shtëpie”, dyshohet të jetë larguar drejt Kosovës
Janë zbardhur të tjera detaje nga atentati i mbrëmjes së të dielës, 12 mars në një lokal në zonën e Don Boskos, ku viktimë mbeti banakierja e lokalit, Mimoza Paja, u lëndua mbesa e saj 10 vjeçare dhe u plagosën pesë persona të tjerë.
Pak javë më parë viktima Mimoza Paja ishte punësuar në këtë lokal si banakiere, mëson Panorama nga banorë të zonës ku ka ndodhur atentati. Mësohet se ajo jetonte në një shtëpi me qira përballë pallatit ku ishte punësuar.
Shënjestër kryesore e atentatit dyshohet të ketë qenë Fation Murati, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i cili pak kohë më parë është liruar nga burgu nga Gjykata e Apelit me një masë më të butë sigurie.
Fation Murati ishte lënë në “arrest shtëpie”, masë që e ka thyer se nga kontrollet e ushtruara pas atentatit të mbrëmshëm, ai nuk është gjetur në banesë.
Sipas dyshimeve paraprake Fation Murati është larguar nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

