“Fatkeqësi që kërkon angazhim të palodhur”. Presidenti ndjek nga afër operacionin për shpëtimin e të riut nën rrënojat në Durrës

Hotel “Vila Palma” në Durrës është shembur nga tërmeti 6.4 ballë që goditi qytetin e Durrësit orët e para të mëngjesi të sotëm. Në godinë kanë qenë disa persona, mes dy kryefamiljarët, njëkohësisht pronarë të biznesit, Arban Qato e Dëshira Qato si dhe djali i tyre, Klajdi Qato, 25 vjeç. Nga hoteli është nxjerrë me shenja jete vetëm zonja e shtëpisë Dëshira Qato dhe Arben Qato. Ndërkohë djali 25-vjeçar, Klajdi Qato ende ndodhet në rrënoja.

Presidentit Meta po ndjek nga afër operacionin në Durrës për nxjerrjen nga rrënojat të të riut Klajdi Qato. Duke e konsideruar moment dramatik atë që ka ndodhur, kreu i shtetit theksoi se është një fatkeqësi që kërkon angazhim nga të gjithë.

“Sot jemi në momente mjaft dramatike për shkak të kësaj fatkeqësie natyrore. Është një fatkeqësi që kërkon angazhim të palodhur sepse ka njerëz nën rrënoja të cilët kërkojnë ndihmë, siç është rasti këtu, ku po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Është një punë që nuk po bëhet vetëm këtu, por edhe në Kënetë, Thumanë dhe do të vazhdojë edhe në orët në vazhdim. Shpresojmë që së bashku do të arrijmë që të minimizojmë pasojat, që të rikuperojmë më pas këto dëme materiale. Kërkimet do të vazhdojnë, dhe është pozitive që nga Greqia po na ndihmojnë. Puna do të vijojë pa u ndalur”, theksoi Meta.

 

SHKARKO APP