Fatmir Mediu: Bashkohuni në shesh! Pas protestës opozita duhet të dalë me qëndrim të qartë!
Partia Republikane u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës së sotme të artistëve dhe të opozitës.
Kreu i PR, Fatmir Mediu, tha në fund të mbledhjes së Kryesisë së partisë se opozita do të jetë e bashkuar me qytetarët dhe artistët kundër qeverisë.
Sipas Mediut, Rama po e kthen vendin në kohët e errëta të diktaturës, ndërsa shtoi se pas protestës opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
“PR do të jetë sot me artistët. Opozita jo vetëm do të jetë e bashkuar brenda vetes së saj, por do jetë me çdo qytetar, të majtë e të djathtë. Nuk është vetëm protesta e sotme, por opozita duhet të hapë sytë e saj dhe të qytetarëve se nuk duhet të vazhdohet kështu. Rama po e rikthen vendin në kohët e errëta të diktaturës. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PR kemi kërkuar një mbështetje dhe angazhim masiv për protestën e sotme. Pas kësaj proteste, opzoita duhet të dalë me një qëndrim të qartë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Mediu.