Fatmir Mediu gjatë Konventës Republikane takohet me djalin e Presidentit Trump
Në postimet e tij në rrjetet sociale, Fatmir Mediu ka shpërndarë takimet që ai ka patur gjatë vizitës në SHBA, dhe pjesëmarrjes së tij në Konventën Republikane.
“Gjatë Konventës Republikane në Milwaukee ishte kënaqësi të takohesha me djalin e Presidentit Trump Eric Trump i cilli mbajti një fjalim për politikat e kandidatit për President Trump natën e fundit të konventës”- shkruan Mediu.
“I shpreha në emër të gjithë shqiptarëve solidaritetin me Presidnetin Trump dhe familjen e tyre mbas atentatit kundër Presidnetit Trump në Pensilvania.
Përgjigja e tij jemi të gjithë në dorë të Zotit dhe të gjithë vlen të reflektojmë për një Amerikë të fortë dhe të bashkuar.”
Një moment tjetër i vecantë ishte takimi me përfaqësuesit e ligjit nga shumë shtete të cilët ishin në gjithë qytetin për të garantuar masa të rrepta sigurie, por me një sjellje jashtëzakonisht korrekte.
Momentet më mbreslënse për mua ishin takimi me delegatët e Teksasit, Alabamës dhe Karolinës së Jugut në mëngjeset ku isha i ftuar nga miqtë e mi në Kongres, njerëz të mrekullueshëm që kishin ardhur aty për një Amerikë më të mirë, si dhe ndjeheshe mirë nga respekti dhe dëshira e tyre për të njohur më shumë Shqipërinë dhe cfarë mendonim Ne për Amerikën, vecanërisht kur mësonin pak për historinë ndërmjet dy vendeve tona, pavarësisë dhe Presidentit Wilson, Presidentit Bush, Klinton etj për antarësimin në NATO apo pavarësinë e Kosovës dhe padyshim faktin që shqiptarët janë populli më pro Amerikan në Europë”, përfundon Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

