Fatmir Mediu: Më 25 prill t’u japim fund klaneve korruptive. Shqiptarët s’e meritojnë këtë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi në dy njësi në Tiranë, përkatësisht atë me 2 dhe 4, tha se shqiptarët duhet të bashkohen më 25 prill për t’i dhënë fund klaneve korruptive.

“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij”, theksoi ai.

I renditur i 7-ti në listën e kandidatëve për deputetë në kuadër të koalicionit me Partinë Demokratike, Mediu theksoi se koalicioni “Aleanca për Ndryshim” tregon qartë vullnetin e mirë politik për të punuar bashkë në të mirën e shqiptarëve.

“Ne sot, më shumë sesa të vlerësojmë politikën, do t`ju bëja thirrje që çdo natë, kur diskutoni me njëri-tjetrin, shikoni fëmijët tuaj dhe bëjini një pyetje vetes; A është kjo që keni menduar? A kanë fëmijët tanë shansin për t`u arsimuar dhe edukuar siç duam ne të arsimohen dhe edukohen dhe për të ndërtuar familjen e tyre dhe suksesin e tyre?

Koalicioni “Aleanca për Ndryshim” bashkim që tregon qartë vullnetin e mirë politik për të punuar bashkë në të mirën e shqiptarëve dhe u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen me këtë program dhe ide të qartë, të kuptueshëm dhe të lexueshëm nga çdo qytetar i thjeshtë, intelektual dhe njerëz të cilët duan të bashkohen në rrugëtimin e përbashkët për të zhvilluar Shqipërinë.

Le të shkojmë në datën 25 Prill të gjithë të bashkuar, që urrejtjen, përbuzjen, varfërinë, përçarjen, fjalën e keqe, që zotëron sot nga mëngjesi e deri në darkë tek Edi Rama, ta zëvendësojmë me respektin, dashurinë, mirëkuptimin, dinjitetin dhe punën”, theksoi ai.

Ai theksoi se liritë dhe të drejtat tona të respektohen nga shteti, ku të kemi një qeverisje që t`i shërbejë interesave tona dhe jo të kthehemi në shërbëtorë të qeverisë. Ai e mbylli takimin e tij duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë një zë fuqishëm i së drejtës dhe shpresës duke votuar me 25 prill Aleancën për Ndryshim, zgjedhjen më të sigurtë për cdo shqiptar!

SHKARKO APP