Fatmir Mediu: Opozita duhet të ndërtojë një kauzë morale, nuk duhet të jetë këshilltare e qeverisë

Fatmir Mediu, kreu i republikanëve fajëson qeverinë për “injorimin” e marrjes në kohë të masave për përballimin e pandemisë Covid-19. Mediu apelon përmes kësaj interviste për “Gazeta Shqiptare” se rrezikut të pasigurisë nga pandemia, shqiptarëve u shtohet rreziku i papunësisë masive, shkatërrimit të bizneseve, ndërprerjeve të aktiviteteve të kompanive të huaja, rrënimit ekonomik, varfëri dhe probleme të rënda sociale.

“Për fatin e keq – shprehet aleati i PD-së – kryeministri Rama ka një paketë shumë më të dobët edhe se Kosova për kapërcimin e situatës së pandemisë”.

Ai përmend se: “Shqipëria është vendi më absurd ku s’ka më as gjyqësor, parlament qesharak dhe qeveri që nuk ekziston”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kushte të tilla, Fatmir Mediu si masë kyçe sugjeron rikthimin i ligjit dhe kushtetutshmërisë. Sipas tij, është e domosdoshme dhe urgjente një pakete e plotë ekonomike, që lufton problemin e papunësisë, mbështet biznesin dhe njerëzit në nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?