Fatmir Mediu: Opozita të negociojë për presidentin e ri me një përfaqësi të përbashkët
Kryetar i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu kërkoi sot përmes një konference për mediat që opozita të negociojë si një trupë e vetme në procesin për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
“Zgjedhje me shumicë të thjeshtë, jo mjet për të tejkaluar konsensusin e nevojshëm. Është e nevojshme që procesi të synojë consensus dhe jo ndarjen.
Propozoj që opozita ka detyrim për proces konsensual. Të negociojë si një trupë e vetme me përfaqësi të përbashkët. Kjo ka qenë praktika e ndjekur në historinë e presidentit të Republikës.
Me rëndësi përcaktimi i kritereve për president mbi palët. Bazë e mirë do të ishte përzgjedhja nga bota akademike apo diplomatike”, u shpreh Mediu.