Fatmir Mediu për “KOHA JONE”: Nuk ka asnjë njeri apo forcë politike që mund të pengojë zgjedhjet parlamentare të radhës
Dy pyetje për Fatmir Mediun, kryetarin e PR.
Pyetje e parë: Vendimi i Ramës për të ndryshuar KODIN PENAL a mendoni se ai po e bën për ti dalë para me dënime të rënda kur popullit t’i ketë arritur shpirti aty ku nuk mban më dhe do të dalë në protesta rrugëve duke mos qëndruar më mbyllur në shtëpi?
Ndryshime dhe vendime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me pandeminë apo shtetin demokratik. Janë anti-kushtetuese dhe të denja për regjime diktatoriale.
Nëse distancimi social është i drejtë dhe po aplikohet në gjithë botën çdo formë dhune dhe shtypje e qytetarëve është e papranueshme dhe nuk justifikon mosveprimin e duhur të qeverisë duke dëgjuar dhe vepruar simbas mendimit të ekspertëve dhe Institucioneve ndërkombetare.
Pyetje 2: Po nëse kryeministri Rama vendos nga Surreli që të mos zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës me pretekstin se “ vazhdon pandemia koronavirus”, çfarë do bëjë opozita?
Nuk ka asnjë njeri apo forcë politike që mund të pegojë zgjedhjet parlamentare të radhës
KOHA JONË SONDAZH

