Fatmir Mediu:Agron Duka është një vlerë e shtuar për PR
Flet Fatmir Mediu për politikën, për ambasadorin Lu dhe nëse Agron Duka merr Partinë Republikane
Si e vlerësoni me pak fjalë vitin 2015 për opozitën? Po për mazhorancën?
Mendoj se ka qenë një vit shumë i vështirë për shqiptarët. Gjendja ekonomike shumë e rëndë dhe siçduket do të vijë të rëndohet akoma me shumë, qeveria s’ka asnjë program për ndryshimin e kësaj situate.
Kjo situatë është pasojë e mosqeverisjes dhe korrupsionit, paligjshmerisë dhe politikave represive.
Ka mungesë të investimeve të huaja dhe vendase. Biznesi është nën pasiguri juridike. Ka veprime arbitrare të qeverisë me gjoba dhe politika fiskale terësisht negative, e cila i ka humbur shanset Shqipërisë të jetë kompetitive në rajon.Largimi në rritje i kapitaleve nga Shqiperia është një zile alarmi. Sulmi karshi biznesit është i paprecedentë me pasoja shkatërruese për ekonominë. Largimi masiv i shqiptarëve, rikthimi i eksodit tregon qartë se në Shqipëri ka humbur shpresa.Ne kemi humbur ndër vite dhe po humbasim çdo vit pjesën më aktive të shoqerisë dhe fatkeqësisht vendimet janë në dorë të pjesës pasive e cila jeton me mundin e atyre që emigrojnë.Pjesa aktive intelektuale largohet dhe nuk ka mundesi të gjykojë dhe votoj për të ardhmen e vendit. Qeveria jo pa qellim e ka kthyer parlamentin në një institucion të debatit jo real dhe jo etik, larg ndjesisë dhe pritshmerisë së qytetarëve.Kjo bëhet me qellim për kontrollin total të parlamentit nga qeveria dhe nxjerrja e tij jashtë funsioneve kushtetuese. Për fatin e keq niveli i kuvendit nuk është as në nivelin e mesatares intelektuale të shoqerisë. Qeveria nuk është ndertuar nga një kualicion partneriteti, por nga një kualicion interesash të paligjëshme që synon të kontrollojë ekonominë, politiken dhe mbarë shoqerinë nëpërmjet varferisë dhe frikes.
Kjo çka thashë me sipër tregon qartë se kush është mazhoranca dhe pasojat e saj. Me pak fjale do thosha ky Vit ka sjellë më shumë KONFLIKT, më shumë VARFERI.
Ndërsa opozita është përpjekur të bëjë rolin e saj të denoncimit të problemeve, paligjshmerisë të qeverisë, duke sensibilizuar opinionin vendas dhe të huaj.Reagimi i përbashket me qytetaret është i domosdoshem.
Ka një mase të madhe të shqiptarëve që janë në protestë bashkë me opoziten.Opozita duhet ta kapitalizojë këtë marrëdhënie me shqiptarët jo thjesht si protestë apo shfryrje dufi të momentit. Ajo duhet të degjojë, kuptojë shqetesimin e tyre dhe sëbashku të përcaktojnë rrugen e ndertimit të shtetit që i sherben qytetarit. Eshtë e rëndësishme që shqiptarët ta shikojne opoziten si partnere për ndertimin e Shtetit të së Drejtës dhe jo si përfituese e pushtetit. Ligji i dekriminalizimit ka qenë një veprim politik i sukseshem i Opozites në interes të Shqipërisë. Mendoj se duhej negociuar qartë delegjitimimi i atyre numrave në Parlament të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e marrëdhënieve me krimin. Kjo do bënte që votimet me shumicë të cilesuar të mos ishin rezultat i pazareve ,por i marrëshjeve të dy kraheve në interes të vendit. Opozita ka shumë për të bërë në rrugën e saj.
A mendoni se Reforma në Drejtesi do të miratohet apo do të gjenden vende për ta "arnuar" që të mos dalë "kostum i ri amerikan"?
Tashmë kemi një komision pozitë-opozitë të mbështetur nga ekspertë teknik të fushes së bashku me ekspertet nderkombetarë.Unë jam anëtar i Konisionit si përfaqësues i PR dhe po ashtu përfaqësohemi në grupin e ekspertëve me z. Madhi. Ambasadori Amerikan dhe ajo e Bashkimit Europian, janë pjesë e angazhimit përmanent në reformë në emer të vendeve tyre. Gjejë rastin t’i falenderoj për durimin dhe kembenguljen e tyre për ta bërë këtë proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës. Të gjithë ndajmë bindjen se reforma është e domosdoshme. Për të shmangur interesat e vogla politike si dhe për ti dhënë reformes një vlerë juridike dhe kushtetuese Europiane,kemi pranuar si arbiter Komisionin e Venecias. Rekomandimet e tij janë detyrim për t’u analizuar dhe pranuar. Jam i kënaqur që shqetësimet e opozites kanë gjetur vlerësim të plotë prej Komisionit të Venecias.
Nuk besoj se ka vend për arnime, por ka nevojë për një kostum kushtetues për të garantuar funksionimin e Shtetit të së Drejtes.
Gjuha e ambasadorit amerikan Lu ka qenë e ashpër këtë fundviti. Mendoni se do të jetë edhe më e ashpër në vitin 2016? Me saktë përmend përherë fjalen "arrestime". A ka ndërmend emra konkret në politikën e lartë?
Gjuha e tij ka qenë e thjeshtë, e qartë dhe konkrete. Nuk është thjeshtë zë personal, por i SHBA-ve si partneri ynë kryesor strategjik.SHBA ka qenë mbështetësi ynë kryesor në rrugetimin tonë si shtet dhe realizimin e qellimeve tona kombetare. Eshtë aleatja jonë në NATO e cila kërkon prej nesh përgjegjshmeri.
Kam pasur rastin të diskutoj disa herë me të dhe vlerësojangazhimin e tij, vetem një qellim ndërtimin e një drejtësie funksionale ku të gjithë janë të barabartë përballë saj, pavarësisht se janëpolitikanë, qeveritarë, gjyqtarë, prokurorë apo qytetarë të thjeshtë.
Ju jeni kryetar i PR apo deputeti Agron Duka do ta marrë drejtimin e partisë?
Unë jam kryetar i PR i zgjedhur nga Konventa e PR në 2013 për një mandat 4 vjeçar. Zoti Duka është kryetari i Asamblesë Kombetare të PR. Disa angazhime familjare të këtyre muajve të fundit, nuk më kanë lejuar që të jem prezent dhe aktiv në Kuvend dhe në politikë në përgjithësi.
E vleresoj çfarë zoti Duka, në mirëkuptim të plotë dhe në koordinim me mua si kryetar i partisë, ka bërë për mbarëvajtjen e aktivitetit të partisë në këtë periudhë. E vlerësoj edhe nga pikëpamja personale çfarë ai ka bërë nga pozitat e një miku të veçantë. Agron Duka është një vlerë e shtuar për PR. Angazhimet dhe kontributet e tij politike në emer të PR janë të njohura dhe të shënuara. Bashkërisht dhe me strukturat e tjera drejtuese të partisë ne kemi vetem një qellim që PR të jetë një forcë e rëndësishme parlamentare dhe një faktor i rëndësishëm qeverisës në fitoren e opozitës.Ndaj nuk ka vend për asnjë ekuivok për askënd se çfarë bën në Partinë Republikane.
Edi Rama për ju është kryeminister, lider apo një kryetar i PS i radhës?
Formalisht kryeminister, formalisht kryetar i PS, ndërsa në realitet besoj që shfaq probleme të mëdha në drejtimin e qeverisë, ka mungesë vizioni dhe është pjesë e konfliktit juridik, institucional dhe politik.Si kryetar i PS vlen ta gjykojnë ata që e kanë zgjedhur.Lider është fjalë e madhe! Nuk ka vend fare për Edi Ramën kjo fjalë!
KOHA JONË SONDAZH

