Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko pyetje sfiduese ndaj SPAK
Sot drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ndodhet në Komisionin e Ligjeve. Deputetët drejtuan pyetje dhe sugjerime ndaj Arben Krajës, por në mënyrë të veçantë ishin dy deputetët e PS-së, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët ishin më kërkues dhe insistues. I pari ish-ministër i suksesshëm, kurse Majko ish-kryeministër përbashkues në kohen e krisjeve të mëdha në PS.
Të dy bënë pyetje ndaj kreut të SPAK-ut në lidhje me intimidimet dhe sulmet e kryeministrit Rama. Fatmir Xhafaj duke qenë jurist dhe njeriu kryesor i reformës në Drejtësi si dhe një nga politikanët që bashkëpunoi fort me palën amerikane dhe atë të BE, bëri një mori pyetjesh, të cilat në thelb dukeshin si pyetje retorike.
Pra pyeste, por përgjigja ishte brenda pyetjes!
Deputeti Fatmir Xhafaj theksoi se nuk duhet kurrsesi që të na rikthehen praktikat e vjetra kur oficeri i policisë gjyqësore kthehej në sekser i prokurorit apo ku drekohej me personazhet e hetimit! Me tej Xhafaj nuk la pa falenderuar SPAK-un për punën e deritanishme, ndonëse pyetjet ishin mesazh se çfarë nuk duhet bërë keq apo poliitkisht.
Ndërsa deputeti Majko kërkoi të dinte se pse nuk hetohen me prioritet disa dosje që kanë ndjeshmeri të madhe publike.