Fatmir Xhafaj: Duhet t’i pranojmë kritikat e opozitës kur janë konstruktive

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, teksa foli në Kuvend lidhur me procesin e vaksinimit dhe përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia, tha se qeveria duhet t’i pranojë kritikat e opozitës kur janë konstruktive.

Ndërkohë në fjalën e tij Xhafaj i kërkoi opozitës të mos bëjë kritiken me gjuhë të ashpër dhe t’ia njohë meritat qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën si e ka menazhuar pandeminë.

Opozita është në të drejtën e saj dhe në shërbim të qytetarëve të shprehë kritkat e saj ndaj procesit dhe ne si mazhorancë, qeveria jo thjesht duhet t’i dëgjojmë me vëmendje por dhe t’i pranojmë kur ato janë konstrutkive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk e justifikon gjuhën e ashpër denigrese dhe kritizere në disa raste këtu si dhe nuk duhet tu pengojë ju si opozitë ti jepni mbështetje procesit, por ti njihni meritën kundërshtarit, përfshi edhe qeverisë dhe personalisht ministres Manastirliu që e ka menaxhuar këtë betejë dhe ekspertëve në përballjen me shumë përgjegjshmëri e sakrifica personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ju bën nder edhe juve por edhe i jep besueshmëri kritikave të adresuara nga ju”.

Sipas Xhafajt, kjo është një nga ato beteja “ku s’duhet të ketë të majtë a të djathtë por politikanë të angazhuar në një kauzë të përbashkët”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?