Fatmir Xhafaj jep detaje për Komisionin Antikorrupsion: Do punojmë me ekspertë vendas e të huaj
Kreu i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje lidhur me punën e këtij komisioni.
Xhafaj u shpreh se drafti mbi punën e komisionit do të ndjekë një proces kompleks, ku fillimisht do të trajtohet në 12 tryeza diskutimi, më tej do të diskutohet me grupet e interesit dhe institucionet për t’i kaluar më pas ekspertëve vendas e të huaj që do të shohin përputhshmërinë e raportit analitik me rekomandimet e BE.
“Përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.
Sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit jemi në fazën e parë, përpilimi i dokumentit analitik. Draft për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi.
12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj.
Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete.
Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet.
Draft-dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.
Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për ti pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim.
Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj. Ekspert i nivelit të lartë që do funksionojë si i pavarur.
Aktualisht 70 ekspertë të propozuara nga institucionet e pavarura, universitetet, shoqëria civile dhe biznesi”, ka thënë Xhafaj.