Fatmira Hajdari nuk kalon Vettingun. KPK e shkarkon nga detyra

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, bashkëshortja e liderit të ’90-ës dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vettingut. Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Hajdarin për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë. Pas vendimit vetë Hajdari ka thënë vetëm se vendimi ishte i pritshëm. Ndërsa avokati i saj Maks Haxhia tha se vendimi do të ankimohet.

“Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë.”

KPK vlerësoi se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015. “887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.

Gjatë procesit të kontrollit të figurës, DSIK doli në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit deklaroi të hënën se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari sqaroi se nuk i ishte ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

SHKARKO APP