Fatos Klosi: Deputetët e pijnë drogën si duhanin

 

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, mendon se deputetët e marrin drogën siç pinë njerëzit e zakonshëm duhanin, porse gjithsesi nuk jep një shifër të mundshme të deputetëve të droguar.

Sipas tij, testi i drogës për zyrtarët është një kërkesë absurde, pasi konsumimi i drogës është çështje personale dhe se deputetët e Kuvendit e pinë drogën si duhanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shtuar se edhe vetë Partia Demokratike nuk është e interesuar që të bëhet testi i drogës, pasi në radhët e saj ka deputetë që janë konsumatorë të drogës. Porse sqaron se kërkesa e PD-së për testin e drogës bëhet vetëm për të denigruar figurën e Ramës dhe Tahirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është absurde! Pirja e drogës është personale për gjithësecilin. Ka shumë që e pijnë drogën dhe janë më të zotë në punën e tyre, sesa ata që nuk e pi,në. E pijnë, siç pihet duhani. Deputetët demokratë, me kërkesën e tyre, kërkojnë të denigrojnë figurën e Ramës dhe Tahirit. Duan të thonë që Rama pi drogë, është i droguar etj. Por në fakt as PD-ja nuk e do testin e drogës. E hodhën si kërkesë sepse e dinin që nuk do t’ju pranohej. As Parlamentet e botës nuk e kanë këtë kusht, pse ne duhet të dalim ndryshe nga të tjerët?”, u shpreh Klosi.

 

Në fakt, dhe ndërkombëtarët nuk e kanë përkrahur testin e drogës, por kanë mbështetur dekriminalizimin, që deputetë me rekorde kriminale të mos jenë pjesë e Parlamentit Shqiptar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?