Fatos Klosi: Hapja e dosjeve duhet të ishte bërë me kohë, tani vetëm kuriozitet

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, vlerëson nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve dhe thotë se kjo nismë është e vonët dhe se duhej të ishte bërë me kohë.

Sipas tij, projektligji i propozuar nga qeveria është serioz dhe sjell transparencën e munguar. 

“Në ligjin që është hartuar mua më pëlqeu e drejta e bashkëpunëtorit për t’u njohur me dosjen e vet, të dijë çfarë ka mbetur nga ato që ai ka sjellë në punën e tij. Kjo tregon se është dëshira për të bërë transparencë dhe jo dëshira për të arritur një qëllim politik apo për të bërë një farsë”, është shprehur Klosi.

Ai thotë gjithashtu se hapja e dosjeve duhej bërë me kohë, sepse atëherë sipas tij do të kishte dhe efektin më të mirë, kurse “tani më shumë është kuriozitet dhe nuk ka ndonjë vlerë të veçantë, pasi shumë njerëz nuk janë më në jetë, qoftë nga ata që e kanë pësuar, po ashtu dhe ata që i kanë denoncuar apo u kanë bërë dosjet”.

Klosi u është bashkuar kështu zërave që mbështesin nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve.

SHKARKO APP