Fatos Klosi: Shikoni mos është Berisha pas ” Panama Papers”!

Fato Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, paralajmëron se do të ketë surpriza në lidhje me skandalin e Panama Papers dhe përfshirjen e shqiptarëve në të, duke nënkuptuar se do të dalë edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deri më tani, në dosjen  e skandalit “Panama Papers” është zbuluar emri i  biznesmenit shqiptar, Ismail Mulleti, me lidhje të forta me kupolën e Partisë Demokratike.

“Emri i parë i zbuluar kompromenton Sali Berishën. Shqipëria është një vend i vogël, por ajo që është e qartë deri tani është një lidhje direkt me kontrabandën e naftës me Malin e Zi dhe me koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve. Të gjitha gjasat dhe indiciet të çojnë te Sali Berisha, pasi skandalet në fjalë lidhen me të. Besoj se në ditët në vazhdim do të dalin gjëra interesante, do të ketë surpriza”, thotë Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha ka pranuar kryerjen e kontrabandës së naftës, ndërsa Klosi thotë se në atë periudhë të gjitha rrugët e Shqipërisë vinin era naftë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?