Fatos Lubonja: Nuk mund të futen në burg të rinjtë se thyejnë karantinën

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për miratimin e neneve të qeverisë për të dënuar personat që nuk iu përmbahen kushteve të karantinës, deklaroi se ligjet në fjalë janë të ashpra dhe se burgu i mundshëm do të shkatërronte të rinjtë.

Lubonja përmendi rastin e vajzës së tij, sesei policia e kishte kapur duke thyer rregullat e karantinës dhe thjesht e kishte paralajmëruar, duke shtuar se një burgosje e mundshme do të ishte shkatërruese për të bijën.

Lubonja: Edhe vajza ime është gjendur në një situatë të tillë në Itali. Meqë do rastin. Vajza ime në Itali, kishte thyer karantinën, kishte dalë me shoqet dhe i kapi policia italiane. I kapi dhe i dërgoi në shtëpi. I paralajmëroi pra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte paralajmërim, nuk i dërgoi në burg.  Të rinjtë edhe sic janë, janë keq, them unë. Po t’i shtosh edhe burgun, ata bëhen keq e më keq, e nuk duhet të shkojë një i ri në burg për kaq gjë. Edhe kështu sic janë, të rinjtë janë në arrest shtëpie. Do i shkatërroje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?