Fatos Lubonja: Rama Kryeministër me mendje totalitare, i do të gjithë pushtetet
“Të Paekspozuarit” nje emision nga gazetari Ylli Rakipi, sjell sot në mbremje,”Edi Rama- I dashuruar me vetveten”.
Piktori që mund Kryeministrin dhe braktisja e detyrës për shkak të artit…
Dritat e kuqe që mund të na rrezikojnë jetën.
“Edi Rama – I dashuruar me vetveten” dhe të ftuar në panel:
Maks Velo, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Belina Budini.
Palmat ekzotike dhe përmbytja e tyre…
Portali Transparenca.al, a është Ministria e së vërtetës?
Markiza e quajtur strehë dhe kërpudha tre dimensionale, simbol i politikës.
Gjithçka sot në mbrëmje, “Edi Rama- I dashuruar me vetveten”, me gazetarin Ylli Rakipi.
Intervista e plotë
Rakipi: E ndoqët materialin. Detajet që ne sollëm janë disa; dritat e kuqe, palmat, fasada e Kryeministrisë, KOD-i (qendra për hapje dhe dialog). Duket që këto detaje janë projekte të posaçme të z. Rama. Ç’mendoni?Ka patur një shqetësim për këtë material përshkrues, brenda 25 vitesh ky vend ka fituar lirinë e shprehjes, liritë e tjera nuk i llogarisim, ka një shqetësim për për gjërat që pasqyrojmë, çmendoni?
Shkullaku: Sot vuajmë për aksesin për të investiguar aferat e qeverisë
Shkullaku: Materiali mu duk i punuar mirë, ishte i ekuilibruar, personat përveç Jorida Tabakut dhe Falmës të cilët përfaqësojnë dy kampe të ndara politikisht, por që nuk janë në radhët e militantëve apo ekstremistëve, por edhe të tjerët mu dukën ekspertë të paanshëm përfshirë edhe Bakalli që është pedagog neutral. Sa i takon pyetjes, lidhur me lirinën e të shprehurit, i vetmi moment ka të bëjë me transparencën që ju dhatë në material, ne nuk vuajmë për versionin qeveritar, por për aksesin për të investiguar për aferat e qeverisë, kjo nuk kërkon media, ajo është e vërteta e qeverisë.
Rakipi: Velo ju e ndoqët, ishin një set jo vepra të rëndësishme që çprisnim ne nga qeverisja, punë shumë të rëndësishme për ekonominë, një set ndriçimi i kuq, palmat, Kryeministria mjaft e diskutuar, cili është mendimi juaj?
Velo: Materiali nuk më pëlqeu i dorës së dytë ishte, rruga. Ato dritat, nuk e di që dritat janë vënë domosdoshmërisht për helikopterë, nuk kishte ndriçim për rrugën, ishte ndriçim për të ndërprerë rrezikun, çdo kullë e lartë. Nuk e di, nuk jam ekspert i kësaj pune por që duhet të dallonim nëse e ka dhënë urdhin Rama si dekoracion apo ishte për.. Puna e palmave është akuzë, ai e ka dhënë atë urdhër dhe e donte, por edhe ju te Ora News edhe këtu, palma i keni.
Lubonja: Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute
Lubonja: Shiko Ylli, mendoj këtë, çështja kryesore që vë në dukje ky dokumentar tregon disa gjëra që i kemi ndjekur dhe shkruar, dy çështje që morët ju punët artistike në Kryeministri apo dekorime apo a janë funsionale ato topthat dhe transparenca.al ngrenë 2 probleme të mëdha në thelb. Atë që është raporti i pushtetit me artin me intelektualët dhe raporti i pushtetit me mediat, dmth në thelbin e vet dokumentari ngre një problem që hajde ta diskutojmë, që ne kemi një Kryeministër që ka një perceptim, një mendje totalitare në kuptimin që ai nuk ndan dot pushtetet, do që edhe artistët ti ketë në Kryeministri në katin e parë, ndërkohë që në një demokraci artistë, shkrimtarë konsiderohen shoqëri civile, por edhe mediat, indipendenca e mediave është një gjë kryesore në demokraci, kemi një tentativë për të ngritur një media që sfidon pavarësinë e të tjerave, po ti kthehemi të kaluarës dhe çfarë reflekton është problem. Edhe Enver Hoxha e ndau lidhjen shkrimtarëve dhe tjetër godinë komitetin qendror. Ky thotë që hapa qendrën e dialogut, kemi parë aftësi për dialog të Edi Ramës ai ka kushedi sa vjet që del vetëm në TV. Kjo është fasadë, kjo është korrupsion. Edhe pse i ka 2 TV kryesore shërbëtor të tij edhe pse ka kapur aq shumë TV sa që e shqetëosjnë edhe portalet, edhe portalet e shqetësojnë, këtu jemi para një mendje totalitare të trashëguar që kërkon të kontrollojë gjithë pushtetet dhe kemi të bëjmë me thënien e Lordit, që që thotë pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.
Rakipi: Znj, Budini ju keni botuar, “Edi Rama populist dhe pop star”. Vetë Kryeministri thotë, ju në hyrje citoni zoti.Rama, jam një pop star mes kryetar bashkie dhe një kryetar bashkie mes një pop star.
Budini: Sot Edi Rama artist po përdor Ramën politikan
Budini: Besoj që më kanë dal ato që kam thënë, këto teza janë konfirmuar ka krijuar një lloj rryme edhe reportazhi juaj dilte në pika të ngjashme që kanë të bëjnë me aspekte estetike, që përdoren nga Rama fillimisht para se të bëhej krijesë politike ka përdorur artistin që mishëronte, aspektet e tij të jetës, kostumeve, veshjeve, të gjithë jetën prej bohemi për t’ia veshur si karakteristika politikanit të ri. Në analizën në libër kam marrë shtypin e shkruar që ndërtoi këtë lloj historie për Ramën dhe duket se këtë gjë bën në një formë tjetër. Nëse do ta ripropozoja tezën, politikani që përdorte dimensionet e artistit, tani është e kundërta, artisti që përdor politikanin, ato ekspozitat duket paradoksale, ka diçka kontradiktore, ekstravagante kur ka okapital politik e përdor ekspozitat për të konfirmuar dimensionin e tij estetik. Këtu ka një dimension kritik, po i fus ngjyrime por pa e tepruar, jam dakord me zotin.Lubonja, duhet të shohim se këto janë ura përfaqësimi me elektoratin, në kuptimin që vjen në Shqipëri si efekt i saj, edhe ky diskutim mbi këto terma. Nuk është diçka e padëshiruar prej tij, ju morët Falma Fshazin që teorizoi, na ofroi një lloj diçiture për vlerat estetike, ne po merremi me to, na ka futur në lloj kurthi për të shpjeguar ato që ai na ofron, këtë lloj performance. Ne do duhet të flisnim për aktivitete të poltikës së tij, kur bën transparenca.al po themi që ai bën media. Nuk duam që ai të krijoj zgjatime të politikës te bota intelektuale dhe e librit dhe e bën me hapësirën dedikuar librit brenda Kryeministrisë që ka simbolika, ka disa zgjatime, por ne nga ana tjetër dëgjuam edhe verisonin shpjegues dhe kjo është një objekt diskutimi që do ti interesonte këtij Kryeministri. Të ishte në këto dimensione, këto dalje në arenën ndërkombëtare kanë efekte PR.
Shkullaku: Biznesmeni që ka bërë palmat ka marrë të gjithë tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë
Shkullaku: E kisha për disa pjesë diskutimi, nuk jam dakord që çdo ekspozitë, nuk e di a mund ti quajmë, çdo lloj ekspozimi i punës së Edi Ramës si Kryeministër jo si piktor, unë s’mbaj mend të të kem parë, vetëm te Galeria e Arteve që ka bërë punët si kryetar i Bashkisë tani po i bën si Kryeministër, nuk tërheqin vëmendjen, nuk sjellin asgjë për mua, ne jemi akoma në kuadër primitiviteti, për mua ka dy elementë të rrezikshëm kjo mënyrë e të bërit politikë. Në radhë të parë e shoh rrezikshmërinë te fara e gjësë sipërfaqësore që ai mbjell, nuk ka asgjë që të ketë përmbajtje. Kjo është interesante për turistë tha Falma si ngacmim, ne s’kemi nevojë për kuriozitet, ne kemi nevojë për reflektim nuk e di si brezi i ri, qoftë Shtëpia me gjethe, qoftë bunkeri nuk e di si mund të kenë kuriozitet, për radion e Hoxhës etj. E njëjta gjë ndodh edhe me veprën e ekspozimit do të ngjallë kuriozitet te ndërkombëtarët me pikturat, me kollaret, kështu thotë duke bërë humor, një kuriozitet mund të blihet, por kjo nuk të bën të reflektkosh për popullin që Kryeministri përfaqëson, media e huaj thonë ish-basketbollisti, piktori, kjo është një dejavu. Pasi ezauroi mandatin si kryetar bashkie 10 vjet. Kjo tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ku ke parë kryebashkiak që ta bëjë qytetin si ti dojë qefi, sigurisht që kjo përbën lajm. E njëjta gjë po ndodh tani, kulla në Korçë, havaja të gjitha janë edhe palmat, por të gjitha këto përveç se ka në elementë, sipërfaqe, vitrinë, fasadë kanë edhe elementin korruptiv, të gjitha janë bërë pa transparencë, biznesmeni që ka bërë palmat ka marrë të gjithë tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë për mbjelljen e të gjithë Shqipërisë me pemë.
Rakipi: Në një shkrim të autorit hollandez, Vinsent van Gerven Oei, thuhet:”Edi Rama duhet të jetë një njeri i frustruar. I frustruar prej provincializmit të shijes së drejtorit të Galerisë që ka zgjedhur, i frustruar për shkak të mungesës totale të vizionit të ministres së tij të Kulturës? i frustruar për shkak se princi i tij i kurorës, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, ka ndjeshmërinë artistike të një bretkose. Aq i frustruar, sa që ai deshi t’i tregonte vendit të tij një shembull të vetëm se si dizenjohet dhe kurohet një hapësirë kulturore kontemporane. Dhe ai vendosi ta bëjë këtë në të vetmen hapësirë, përveç shtëpisë së tij, ku mund ta bëjë: në zyrën e tij.” duke realizuar, gjithnjë sipas autorit, një gjë shumë të mirë, por jo në vendin e duhur”. Z. Lubonja ju e keni kundershtuar edhe autorin hollandez ne nje shkrim te gjate “Artpolitika e Edi Rames si pervertim i te dyjave”. Pse nuk jeni dakort me autorin hollandez?
Lubonja: Kur elitat nuk kanë legjitimitet brenda, tentojnë ta kërkojnë jashtë
Lubonja: Shiko unë kam bërë një shkrim art-politika e Ramës si pervetsim i të dyjave e kam cituar. Këtë tezë e kam kundërshtuar, vërtetë bëhet fjalë për frustrim të një populli të tërë të intelektualëve nga Kryeministri por në këtë rast kundërshtoj idenë. Nuk është që është i frustruar Rama nga drejtori i Galerisë, Ministrja se janë të paaftë ata dhe ata nuk po punokan dhe Edi Rama është i frustruar dhe Edi Rama punon për ata. E vërteta është që sot jemi pa Ministër Kulture, pa Institut të Monumenteve të Kulturës dhe pa bashki dhe pa ministri të të territorit që janë shumë të rëndësishme për arsye se të gjitha këto funksione i ka marrë një mendje totalitare, ai nuk është i frustruar se nuk punon Mirela Kumbaro apo tjetri, por ka frustrim me etjen për tu dukur, prandaj këta i trajton si 0. Ky nuk është problem i një njeriu, por është problem psikologjik që njerëzit nuk trajtohen si subjekte, punon, bashkëpunon dhe aksionet e mëdha janë bërë kolektive por kur ti i trajton si 0 dhe 1 je ti dhe çdo gjë do ta bësh ti. Në vend që të investoj për qendër të një arti konterporan po ai bën në Kryeministri, në vend që të lërë ata që bëjnë autstrada, ai i bën vetë, i projekton vetë dhe këtu kemi të bëjmë me problemin e madh përpara nesh edhe ajo që u bë qendra e dialogut COD, e dini si është bërë? Ajo u bë deri në fund dhe se dimin ça ishte, nuk kishte vendim të Ministrisë së Kulturës së një Këshilli, kur ti ndërhyn në një Monument Kulture duhet të marrësh leje, duhet të kesh garë, duhet të ketë vendim që ta bëjnë ekspertët. Se me konkurs ose ja ke dhënë dikujt nuk dihet autori, del pastaj e ka bërë Edi Rama, dhe është firmosur ditën para se të vinte Merkel, vendimi i gjoja Ministrisë së Kulturës që të bëhej ky projekt. Çështja është disa dimensionale, është te institucionet si funksionojnë. Tha Flama bën PR me pikturat e tij. Tani një Kryeministër që drejton një vend që ka Ministri Kulture, nëse do të bëjë PR Shqipërisë duhet të nxjerrë artistët më të mirë dhe të dalin ata dhe e bëjnë ata PR e artit shqiptar. Kryeministër edhe artist që bën PR është në konflikt interesi, kemi të bëjmë me të njëjtën filozofi arti dhe politika e Ramës kanë të njëjtin raport si oligarkët, lidhem me politikën, marr pushtet për të bërë biznese dhe për tu pasuruar, bëj dhe artin për të realizuar qëllimet e mia. Dmth kjo mund të jetë PR negativ me gazetarë të mençur se këtu PR që bëjmë ne, PR që lidhet me artin gazetari i mençur ka një problem, e kupton problemin tjetër të madh. Turistët dhe Ambasadorët tha Fshazi, një bullgar është një njeri i mençur ka bërë një shkrim kohët e fundit pse në vendet tona ballkanike prodhohet art KIC dhe teza e tij është kjo që elitat që nuk kanë legjitimitet dhe e kërkojnë legjitimitetin jashtë, kërkon efektin jashtë, të fitojnë jashtë një emër, të shkruajnë për të jashtë dhe këtë legjitimitet që merr jashtë e përdor brenda. Edhe kjo tezë që ne këtu po fitojmë pikë se po bëjmë PR është të marrësh legjitimietet jashtë kur se ke brenda, kur se ke nga punët e tua, kjo është smëundje e elitës shqiptare që e kërkojnë te Ambasadori amerikan, por edhe artistëve që e kërkojnë jashtë dhe pastaj vijmë, imponohemi brenda, kjo duhet kthyer së prapthmi, rastësisht e quan, për kë e këtë hapje dhe diagol, pse e inaguron kur vjen Merkel? Bëje për ditëlindjen e Faik Konicës. Ai e bën që të bëj efekt jashtë, që të shkruajnë jashtë, që të imponohemi këtu brenda. Ky është problem i provincializmit tonë që se kemi kapërcyer akoma. Ky popull mbahet me injorancë dhe manipulohet. Provincialët e parë janë këto njerëz që në vend të emancipojnë brenda nuk ngjallin besim.
Budini: Shumë nga idetë që thotë Lubonja janë referenciale, nuk është histori e re, e ka bërë edhe më herët, nuk po bën gjë ndryshe. Edhe kur ishte në Ministrinë e Kulturës ka bërë axhendë të vetës, hoqi kolltuqet, e arredoi vetë, zyra e tij në Bashki ishte dizajn i personalizuar, qyteti ishte telajo e tij ku shfaqi prirjet. Ai ka ndodhur që ka marrë efekte pozitive prej këtyre. Mbulimin kryesor që merr Shqipëria jashtë e kam matur, ato që i interesojnë më shumë se artistët tanë, politikanët tërheqin vëmendje raportojnë për Shqipërinë, por edhe në raste të tilla. Pozitive quhet sepse përmendet Shqipëria, nuk përmendet me ngjyra negative. Kjo është në logjikën e medias së huaj, nuk kërkojnë thellësi, atë që kërkojmë ne, dua të njoh këtë dimension, unë e di mirë logjikën. Mediat e huaja përqendrohen në këto aspekte. Media e huaja tërhiqen nga këto diemensione të kësaj figure, e ka ndërtuar këtë narrative, bëhet interesant për të huajt, bëhet pop star, ka dimension për tu bërë tërheqës këto efekte, janë të pamohueshme, efekti është që e mbulojnë edhe e përmendin.
Velo: Rama ka bërë shumë gjëra, të mira dhe jo të mira
Velo: Nuk jam i kënaqur nga diskutimi, puna e Ramës nuk është vetëm kjo. Puna kryesore e Ramës nuk është kjo, jemi në mes të mandatit 4 vjeçar dhe ai ka bërë shumë gjëra, ndalimin e ndërtimeve pa leje, problemin e energjisë elektrike, problemin e informalitetit për kuponat, për mbrojtjen e natyrës për kafshët, për prerjen e pyjeve, ndalimin e duhanit shumë gjëra. Kjo është një anë e Ramës. Është e tij personale edhe publike dhe shtetërore në të cilat ka gjëra të mira dhe gjëra jo të mira. Të mirat, kur vajti në Bashki Rama e gjeti kurane dhe tavlla dhe bëri një bashki që është edhe sot. Ai e rregulloi bashkinë e Tiranës, e zmadhoi, e pastroi, njerëz që punonin edhe kur vajti Basha edhe tani që është Veliaj shkoi në këtë mënyrë, këto gjëra do t’ia vëmë në dukje, lyerja e fasadave ,askush nuk është ngritur kundër. OKB e caktoi kryebashkiakun më të mirë.
Shkullaku: Rama në krizë si arstist dhe politikan, nuk ka më entuziazëm
Shkullaku: Po ta vëmë re në mënyrë instiktive, , tërheq vëmendjen, ngjall kuriozitet, flitet e shohin, ku është impakti i këtij kurioziteti? Ça ka ndryshuar në jetën e shqiptarëve nga vëmendja e Kryeministrit shqiptar. Maksi tha ka rregulluar Bashkinë, ka rregulluar zyrën, ne nuk vuajmë nga rregullimi i zyrave, sot Tirana pas 11 vjetësh që ka pasur Edi Ramën kryetar Bashkie, Tirana është më e jetueshme tani, kemi më shumë hapësira jetësore dhe të gjelbra apo janë ngushtuar? Nga bredhat e te Monumenti i Skëndërbeut, mbas 11 vjetësh Tirana për mendimin tim është shumë më keq e jetueshme se më parë, se në 2015 të mos kemi drita në Tiranë është katastrofë, të përmbytet, mos të ketë ujë spitali është katastrof, çdo Kryeministër do të jepte dorëheqje. Kjo është Tirana, qeveria që bëhet nga fasada prandaj është e rrezikshme dhe këtu kam edhe diçka. Kjo nuk është shprehje entuziazmi, vullneti pasioni i Kryeministrit, fatkeqësia dhe paradoksi është qe kemi një perosnazh që nuk është as Kryeministër, as artist. Ky kuasi artist që përmes politikës do të bëhet artist, është kulmi i Edi Ramës, tani ka prekur fundin. Edi Rama nuk ka më entuziazëm. Si kryetar bashkie merrte sepatën. Tani si Kryeministër i vë Ismail Qemalit strehëzën gazmore dhe për mendimin tim është fundi i proçesit që nuk është më atraktiv, e konsumoi edhe këtë mundësi. Kriza e një politikani, në 8 vjet a më shumë nuk ka shtuar asnjë votë të PS, ka ardhur në 2013 me të njëjtat vota, është krizë që mos të arrish të shtosh një deputet më shumë, është krizë të varesh nga një aleat që se ke duruar dot. Si artist është krizë që te publiku apo menazheti të ketë piktuarat e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo të Edi Ramës, ai nuk e ka të lehtë për ta përballuar këtë pozitë dëshpëruese si politikan dhe si artist.Takimi në OKB me Kryeministrin Cipras dhe kryeminstri shqiptar me një formim cuasi akademik dhe gjithë biseda me ironi nga kryeministri grek u impostua te basketbolli, asnjë palë për marrëdhënit dy palëshe.
Velo: Shqiptarët nuk duan të punojnë, Ramës i ngeli bomba në dorë
Velo: Unë them është edhe Kryeministër dhe artist. Mund të themi që ka difekte si Kryeministër, mund të themi që ka të meta si artist, po nuk mund të themi që nuk është Kryeministër sa kohë është Kryeministër i Shqiëprisë, ka bërë shumë gjëra, ka dhe gjëra që ka bërë keq. Shqipëria është shumë e vështirë për tu administruar, i ke të gjithë kundra. Për një arsye të thjeshtë se shqiptarët nuk duan të punojnë, duan të gjithë një dyqan me buzëkuq dhe me 5 palë këpucë, të gjithë duan të rrinë. Në Korçë është restauruar pazari, vajta këtë javë, kur isha i vogël të gjitha dyqanet e pazarit ishin vende pune artizanale, tani nuk ke asnjë dyqan që është vend pune, të gjithë duan të rrinë dhe duan të shesin. Ky probelm është për të gjithë shqiptarët, nëse do të marrësh sa shqiptarë kanë punuar dhe sa nuk kanë punuar jemi vendi i fundit në Europë dhe në botë, sepse kjo përcakton ekonominë. Dhe Ramës i ngeli bomba në dorë. Dhe tani e ka të vështirë ta lërë bombën. Nuk bëhet gjë pa ekonomi, një nga gjërat jo të ekuilibruara të Ramës është që do të bëjë gjëra të mëdha dhe këtu dështon, ky është problemi për mua.Është godina te ish-Kinema Republika ka mbetur, ka mbetur se s’ka lekë, se ka falimentuar, e belgëve ka falimentuar. Pra Rama do të bëjë nuk është se s’do të bëjë, e ka maninë që të bëj gjëra të mëdha.
Rakipi: Do bëj një ishull mbi Osum.
Velo: Po ok, është gabim, do të bëjë, që të bësh ishull në Osum nuk është gjë e keqe, edhe në Vlorë është gabim se e prishi dhe nuk po e bën dot. Dëshira është e mirë dhe unë e përkrah në dëshirën. Me këtë material që janë shqiptarët është shumë e vështirë, kjo është.
Budini: Estetika, prishtmëitë tona nuk përputhen, jam një analiste shkencore, që shikoj dhe studioj me sondazhe me anketime. Njerëzit e pëlqejnë këtë gjë. Ato thonë që operapcionet estetike i çmojmë, perceptimi i njerëzve që është pozitiv ende. Këtë mund ta masim në terma më konkret. Nga ana ime unë shikoj që shijet e komuniteteve janë diversifikuar, ka ezaurim Rama. Edhe në teknika të PR është një moment që nuk thotë gjë të madhe, nuk përbën risi, edhe me sa duket njerëzit e perceptojnë në industrinë e tij të PR, e menaxhon më së miri, ai është njeri i punës, kështu thonë për të që në krye të herës.
Lubonja: Rama si Hitleri, ia kanë fajin shqiptarët
Lubonja: Disa gjëra është gjynah mos ti shohim, Shqipëria është pas Sirisë që kërkon azil në Gjermani që është në gjendje lufte. Shqipëria pas Sirisë, ne kemi shenja evidente të zhgënjimit në rritje. Ka një problem që ngulmoj sa i suksesshëm është se është Kryeministër, problemi kryesor është ky që ndodh me Ramën, në Shqipëri ndodh kryesisht, ti hymë psikologjisë. Një nga gjërat kryesore që vëmë re edhe kur merresh me artin me median, mendja totalitare, duam të ndërtojmë demokraci, institucione. Maksi përmendi anën e jashtme të Bashkisë, por ndërtimi i një institucioni do të thotë që kur ti ikën institucioni vazhdon, ikën ke ndërtuar shtet, kur ikën si Kryeministër. Je kryetar bashkie, ke ndërtuar një institucion që vazhdon, me urbanistikë, arkitekturë. Ça ndodh me Ramën? Rama është ekstrem. Iku Minisrja e Kulturës shkoi në bashki, më pas në PS institucioni fillon nga 0. Problemi është personalizimi i institucionit kur të gjitha gjërat identifikohen me një njeri po ta marrim nga ana psikologjike, e kanë të theksuar personalizimin. Do të jap një histori, shumë të hershme të Ramës. Një qeveritar pushtetar, një njeri që do vendin dhe i shërben vendit, ka dëshirë tha Maksi. Edhe Hitleri e di çfarë tha. Mbaroi lufta, shkatërroi Gjermaninë dhe tha: “Ju s’më meritonit mua” i tha popullit gjerman, ky është problemi i madh, ka dëshirën e mirë por e kanë problemin shqiptarët. Një udhëheqës që kërkon ta ndryshojë Shqipërinë në demokraci, nuk personalizon. Edhe femra që vë, që mburret, edhe femrat jo se ka respekt, jo as statistikë sepse shfrytëzon mendësinë tradicionale, që femra është e pak e heshtur, nuk thotë gjë. Më thuaj një nga femrat që i ka thënë një kritikë të vetme gjatë ëktyre 20 vjetëve. Atëherë s’ke asnjë, si është e mundur, a mund edhe gjeni sikur të jetë njeriu kur i merr të gjitha pushtetet. Kjo vetëm korruptohet por edhe gabon, më thuaj një këshilltar të mençur, një kritikë me thuaj. Të eliminon si kundërshtar, kjo është mendësia.
Rakipi:A është Edi Rama apo Vuçiç lideri i Ballkanit, mitomania jonë atë që përmendi Shkullaku për Kryeministrin grek?
Lubonja: Unë Ramën e konsideroj njërën anë të medaljes së çështjes. Kur fola për personalizim të institucionit që si thonë një fjalë, apo edhe miq është ana tjetër e medaljes janë këta. Kjo gazetarja, ky pronari pas asaj gazetares njerëzit që nuk kanë personalitet të thonë mendimin e tyre, nuk jemi më në kohën e Enver Hoxhës. Unë mendoj se Vuçiç e ka ironizuar se ka parë delirin e Ramës për të kapur një dimension historik më të madh sesa çmendon dhe njëkohësisht Vuçiç është brenda një ironie, mos të harrojmë. Ky është problemi i madh i këtyre liderve sa kanë kontakt me realitetin deri ku e kanë sensin dhe deri ku delirojnë që bëhen paranojakë që çdo bëjmë ne si shoqëri që në vend që t’ia ushqejmë, t’ia kufizojmë tendencën për pushtet abolut, që në kulturën demokratike nuk të lejon, s’mund të më shohësh si objekt jam subjekt. Unë mendoj se personi në fjalë e ka deformuar atë që ka dashuri për vetëveten. Ai narcizimi, narcisti ishte njeri i bukur i cili metaforikisht pa veten në një pus dhe u dashurua, u hodh në pus dhe u mbyt. Ideja është ku të çon kur nuk konsideron të tjerët. Ka një histori, e tregon Andi Bejtja se çështë narcizimi dhe ku të çon. Ky në atë kohë, Andi Bejtja i la një ditë Maksin që ta bënte faqosjen t’ia merrte ky, merreshim edhe ne, ishte kontribut kur s’kishte gazeta dhe të nesërmen e di ça doli? Një foto e Edi Ramës, aq pak pushtet i dhe për të drejtuar një faqe dhe nxori veten e tij atje. Tani ky nuk ka të bëjë me dismension estetik, ka të bëjë me dismension psiqik kur ti mendon se je vetëm ti në këtë botë dhe gjithçka është rreth teje. Ke një perceptim të deformuar, nëse s’ka njerëz që të kontrollojnë bëhesh i rrezikshëm, kjo ka të bëjë me liderat tanë.
Shkullaku:Cirku i Ramës para botës tërheq vëmendje por nuk është produktiv
Shkullaku: Që cirku që ne i shfaqim botës tërheq vëmendje por nuk është produktiv. Ai Vuçiç që nuk i tregon barcaleta, nuk i është i preferuari, nuk është si Shqipëria, ai mori 10 projekte. Shqipëria mori vetëm 1 ose gjysmë, kanë pasur paraqitjenmë të shëmtuar në konferencën e Vienës. Kryeministri kujdesjen për kravatën, kujt gazetare do ti telefonoj, ne vërtetë lexojmë shkrime në gazeta të huaja, por këtu nuk hyn asnjë para nga BE. Ai Vuçiç që tallet edhe me Kryeministrin tonë, mori 10 projekte Serbia.
KOHA JONË SONDAZH

