Fatos Nano me “BMW X-5” dhe targa “007” në Tiranë. Rikthim edhe në politikë?
Ish-kryeministri Fatos Nano rikthehet në Tiranë, në një kohë kur kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë tre ditore në Kinë.
Nano është parë paraditen e sotme duke frekuentuar një nga lokalet në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë.
Nano ka zbritur nga një makinë e tij “BMË X5” me tagra AA 007 AA, e më pas i është drejtuar një lokali në zemër të bllokut.
Kujtojmë se këtë targë mbante edhe në makinën zyrtare, kur ishte kryeministër.
Gjatë muajve të fundit Nano është parë shpesh të kthehet në kryeqytet.
Pas dorëheqjes si kryeministër, Nano tentoi disa herë të rikthehej në politikë për të marrë postin e presidentit, por nuk pati asnjëherë përkrahjen e kreut aktual të qeverisë dhe të partisë së tij.
Madje Fatos Nano në zgjedhjet e kaluara 2011, kur kryeministri aktual Rama humbi pas tre mandatesh radhazi Bashkinë e Tiranës, qe shprehur se ishte gati të kandidonte përballë tij për kreun e saj, mirëpo nuk kandidoi më vonë.
Pasi është parë kohët e fundit sërish në Tiranë, shtrohet pyetja nëse ai është duke përgatitur terrenin për një rikthim të mundshëm në politikë?
Kjo pritet të shihet, pasi në tre vitet e fundit pas zgjedhjes së Nishanit si president, nuk ka pasur ndonjë lëvizje aktive.
Megjithatë, gjatë gjithë karrierës së tij politike ai ka befasuar me veprimet e tij, aq sa edhe bashkëshortja Xhoana Nano pati pranuar kohë më parë se “Nano ka dhënë dorëheqje, por nuk heq dorë nga politika.”
Megjithatë, një tjetër mundësi që ish-kryeministri Nano po viziton shpesh kryeqytetin kohët e fundit është se bizneset e bashkëshortes së tij kanë pasur disa probleme me Bashkinë Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

