Fatos Nano me veshët në krah nga Edi Rama
Portali i njohur dhe pranë opozitës syri.net shkruan sot se “Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS, Fatos Nano shfaqet sërish para publikut shqiptar. Përmes këtyre fotove Nano është shfaqur në një restorant në Shkodër, i cili ndodhet pranë urës së Bunës.
Siç edhe duket qartë, Fatos Nano është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano dhe një tjetër person, i cili është ulur në tryezën e çiftit Nano rreth 10 minuta pasi ata kanë rezervuar.
Megjithatë, i veshur sportiv dhe me një cigare në dorë po shijon një drekë në një restorant të njohur të zonës, ndërsa në takimet me miqtë e tij nuk mungon as Xhoana Nano.
Ish-kreu i PS u aktivizua publikisht në mbështetje të kryeministrit Rama pak para zgjedhjeve, përmes disa statuseve dhe mesazheve virtuale, lidhur me destinacionin që duhet të kishte “timoni” i kreut aktual të socialistëve”. Këto shkruan syri.net
Ka që në vitin 2002 që Fatos Nano rri duke pritur presidencën. Në vitin 2002 ia mori Alfred Moisiu, në vitin 2007 Bamir Topi e sfidoi, në vitin 2012 Bujar Nishani mori karriken e Presidentit, kurse në vitin 2017 votohet dhe do betohet Ilir Meta. Ndërkohë ai rri e vështron se mos pikon ndonjë gjë nga zyrat e Edi Ramës, i cili ia futi në vitin 2005 kur karikoi Erion Veliaj kundër tij me lëvizjen MJAFT dhe e rrëzoi nga pushteti, në shtator 2005 i mori PS-në dhe tani në vitin 2017 e përqesh me enderrën presidenciale.
Një endërr që vazhdon në vitin 2022, 2027, 2032, ….!