Fatos Nano rikthehet në Tiranë per kandidaturën e presidentit

 

Del prape ne skene Fatos Nano. Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano dhe zonja e tij Xhoana Nano, te shkëputur prej kohësh nga jeta politike dhe ajo publike në vend, janë pare sot teksa drekonin në një prej restoranteve në natyrë mes gjelbërimit të periferisë së Tiranës.

Çifti ka drekuar vetëm, dhe nga ata që ishin të pranishëm, mësohet se kanë zgjedhur gatime tradicionale shqiptare. Ky rikthim i Nanos në Tiranës vjen pas ndezjes sërish të diskutimit se ai mund të jetë një ndër kandidaturat për postin e Presidentit në zgjedhjet që zhvillohen në vitin 2017.

Sipas diskutimeve mediatike, pritet që Nano të nisë sërish një betejë për postin e Presidentit, pas atyre të humbura në vitin 2007 dhe në 2012.

SHKARKO APP