Fatos Tushe kthehet në personazh webesh online
Pavarësisht se e takoi në zyrë gruan që kërcënoi se do t’i fuste në gojë portofolin, irritimi ndaj Kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushes nuk është shuar.
Me dhjetëra njerëz po postojnë foto me portofol në gojë, në shenjë proteste për arrogancën dhe fjalorin fyes të kryetarit të Fatos Tushes, që mesa duket nuk do të ketë asnjë penalizim për ngjarjen e shëmtuar. Gjithsesi në Shqipëri “çudia më e madhe, 3 ditë zgjat” dhe Fatos Tushe mund të jetë i qetë. Protesta nuk do të shkojë përtej rrjeteve sociale.










KOHA JONË SONDAZH

