Feja në shkolla, Nikolla: Nuk do të predikohet, thjesht një lëndë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi sot se një lëndë që jep njohuri mbi besimet fetare do të implementohet si projekt pilot në 10 shkolla në vend, që prej vitit të ardhsëm.

Ajo sqaroi se bëhet flalë vetëm për një lëndë mësimore dhe theksoi se në shkolla nuk do të predikohet.

Nikolla tha se lënda që do të quhet “Historia dhe kulturat fetare” do të futet në kurikulat e pesë shkollave të mesme dhe 5 shkollave 9-vjeçare, në klasat e 6-ta dhe vitet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lënda do jepet nga mësues dhe jo klerikë. Nuk do predikohet. I kam parë shqetësimete akademikëve, projekti do diskutohet me akademikët, nuk do miratohet asgjë pa miratimin e akdamikëve”, deklaroi ministrja, e cila ishte e pranishme në Komisionin parlamentar për “Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfshirja e një lënde mbi kulturën fetare u njoftuar nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, gjatë një aktiviteti të Komunitetit Musliman.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?