”Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, Rama pret fëmijët e policëve që dhanë jetën në krye të detyrës

Mbështetja për fëmijët, prindërit e të cilëve humbën jetën në krye të detyrës, vijon me dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta, Manastirliu fëmijët e dy policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt, të shoqëruar nga familjarë dhe të afërm të tyre, të cilëve iu dorëzoi satusin e posaçëm.

”Menduam ta bëjmë plus pagë domethënë jo thjesht sa paga, por plus në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim për fëmijët dhe asnjë mungesë. Përsa i përket pjesës së arsimit pastaj, ato janë ekstra. Është mbase pak e vonuar, por jo të gjitha gjërat i kemi ditur dhe i dimë, mësojmë rrugës dhe kuptojmë rrugës si mund ti bëjmë më mirë. Edhe në këtë pikë dhe me këtë status të them të drejtën ndihemi vërtetë të kënaqur sepse plotësohen në mënyrë shumë kuptimplotë të themi nevoja financiare. Pastaj dihet ajo pastaj, që edhe sikur të jetë pesëfish, boshllëkun nuk e mbush dot shpirtëror. Por besoj që këta kanë edhe vetëdijen që duhet t’i nderojnë deri në fund baballarët edhe siç janë krenarë për baballarët ti bëjnë dhe ata të buzëqeshin kur i shohin nga lartë”,-tha Rama.

-DAJLAN dhe DENADA DOBRUSHI, (17 dhe 16 vjeç), dy fëmijët e Z. Shkëlzen Dobrushi, i cili është shpallur Dëshmor i Atdheut, me Vendim Nr 688, datë 02.10.2015, ka ndërruar jetë, për shkak të ushtrimit të detyrës si polic në vitin 2009, marrin Statusin “Fëmijë në Përkujdesje”, duke përfituar 70 % të pagës më të lartë të prindit dhe e përfitojnë deri në moshën 18-vjeçare dhe nëse vazhdojnë studimet e larta e përfitojnë deri në moshën 25 vjeçare.

-SONJA LIKAJ (13 vjeç), fëmija e Z. Roland Likaj që ka ndërruar jetë, për shkak të ushtrimit të detyrës, në 18 tetor 2010, përfiton statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Me marrjen e këtij statusi, fëmija Sonja Likaj përfiton 100 % të pagës më të lartë të prindit dhe e përfiton deri në moshën 18- vjeçare dhe nëse vazhdon studimet e larta e përfiton deri në moshën 25 vjeçare.

SHKARKO APP