Fëmijët e parë që erdhën në jetë në dy maternitetet, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, morën bonusin e bebes

“Fëmijët e parë që erdhën në jetë në dy maternitetet, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, morën Bonusin e Bebes, një mbështetje financiare për familjet që lindin fëmijet në Shqipëri.

Programi i bonusit, që nisi në vitin 2019, ka ndihmuar mbi 227 mijë familje, duke mbështetur fëmijët që në hapat e tyre të pare.

Me buxhetin e vitit 2025 kemi akorduar 2.2 miliardë lekë për të vijuar këtë mbështetje, ndërsa për vitin e ri kemi shtuar edhe programe të reja ne mbeshtetje te jetes dhe shendetit, si “Paketa e Fertilitetit Falas”.- shkruan Kryeministri Rama.

 

SHKARKO APP