“Fëmijët janë larguar”. Kryemadhi në Fier: Të krijojmë mundësinë që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen pranë familjes

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takime me banorë të Poros në Fier. Në familjen e Lavdijes, Kryemadhi ka diskutuar për largimin e të rinjve, një nga  problemet kryesore që shqetëson familjet shqiptare.

Kryemadhi shprehet se përmes programit të LSI për rininë dhe arsimin do të krijohen kushtet që brezi i ri të ndërtojë të ardhmen në këtë vend.

“Fëmijët janë larguar, s’kemi asnjë këtu, as nipër, as mbesa.” Fjalët e Lavdies nga Poro e Fierit na bëjnë të shtojmë forcat për misionin tonë të 25 Prillit, për ta bërë Shqipërinë shtëpi. Përmes programit të LSI dedikuar punësimit të të rinjve, brezi i ri do gjejë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Fier pranë familjes”,- shkruan Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP