Ferdinand Xhaferri: Në Shqipërinë e Ramës nuk sundon ligji, por dosja 339

Kryetari i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferri, denoncoi emërimin e Drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit si të motivuar politikisht dhe që tregon degradimin e pushtetit të Edi Ramës. Xhaferraj tha se Ardian Iljazaj, u cilësua nga kryeministri në ikje në janar 2019 si “drejtori halabak” i Kadastrës së Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra dhe u arrestua për pak kohë për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit. “Tani, halabaku i Ramës do të menaxhojë fondet publike të Bashkisë së Durrësit në prag të zgjedhjeve”,- tha Xhaferraj.
Deklaratë e Kryetarit të Degës së PD Durrës, Ferdinand Xaferraj

Të nderuar gazetarë, personi që qartazi përcaktohet nga kryeministri si halabak, para tre ditësh është emëruar drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit. Besoj se nuk ka nevojë për koment për papërgjegjshmërinë, për arrogancën dhe nëpërkëmbjen që Edi Rama i bën qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Por nuk është vetëm kaq, përditë shikojmë qytet që vetëm shkatërrohet, përditë shohim qytet që rrënohet sepse nuk i shërbehet qytetit por korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikoni delegimet e papërgjegjshme në tabelën këtu:

Swiss Digital Mobile Reklama

• Ish drejtoresha e Shërbimeve, Emirjana Sako delegohet nënkryetare bashkie dhe më tej delegohet si kryetare Bashkie.
• Pse nënkryetari i bashkisë mban edhe funksionin e drejtorit Juridik?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Burimeve Njerëzore është edhe drejtoreshë e Burimeve Njerëzore?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Politikave të Territorit është edhe drejtoreshë e Politikave të Territorit?
• Pse drejtori Ekonomik është edhe drejtori i Përgjithshëm Ekonomik?
• Pse halabaku u emërua drejtor Shërbimesh, ndërsa tek drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Turizmit nuk kemi drejtor, aktualisht në kulmin e sezonit turistik, një sezon ky krejt ndryshe për bizneset dhe turizmin e Durrësit, ku vjen pas tërmetit dhe pandemisë, ku bashkia duhet të ishte shumë pranë bizneseve.

Katër persona mbajnë tetë pozicione, kur kemi me dhjetëra e qindra të rinj durrsakë që janë shkolluar përmes shumë sakrificave këtu dhe jashtë vendit, dhe na kontaktojnë çdo ditë duke shprehur zhgënjimin e tyre.

Përgjigjen fatkeqësisht e dimë të gjithë: sepse në Shqipërinë e Ramës nuk i shërbehet qytetarit, por i shërbehet korrupsionit, sepse në Shqipërinë e Ramës nuk drejton ligji, por dosja “339”.

Zgjidhja është e thjeshtë dhe e ka shprehur vazhdimisht lideri i opozitës, z.Lulzim Basha, një ekonomi normale, një administratë normale, një Durrës normal, një Shqipëri normale.

Faleminderit!

Pyetje: Z. Xhaferri, mendoni se drejtorin e Shërbimeve e ka emëruar z.Rama në bashkinë e Durrësit?

Ferdinand Xhaferri: Unë do të thoja sikurse u shpreha shumë qartë, se zoti Rama e ka përcaktuar një vit më parë si “halabak” dhe me këtë unë dua të them që nëse z.Rama para se të vinte në pushtet e tha qartazi me zë dhe më figurë, “të mbledhim të gjithë qelbësirat”, tani disa muaj para zgjedhjeve po e thotë qartazi me zë dhe me figurë “të mbajmë me emërime të gjithë halabakët”, pra, të mbajmë pushtetin me halabakët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?