”Ferma e fluturave”, Rama poston fotot: Sipërmarrje unike e të riut në fshatin Mjedë

Në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, një i ri 26-vjeçar ka ngritur një sipërmarrje shumë të veçantë, “Fermën e fluturave”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale iniciativën e 26-vjeçarit, Marko Prendi.

”Marko Prendi djaloshi 26-vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur një sipërmarrje unike, “Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan”, tha Rama.

Sipas biologëve në vendin tonë janë 205 lloje fluturash dhe më e bukura prej tyre mban emrin “Danaus chrysippus” dhe gjendet më së shumti në zonën e Karavastasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Marko Prendi, djaloshi 26 vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur nje sipërmarrje unike, ‘’Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan. I diplomuar për Biologji Mjedisi, ai nuk ka vendosur të largohet nga vendi, por ka ditur të kombinojë më së miri profesionin e tij me biznesin që ka hapur, duke rritur 1500 flutura brenda një kopshti përrallor, të cilin synon ta zhvillojë më tej si një destinacion modern për turizëm, edukim dhe kërkim shkencor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?