Fermerët dhe shoqata e turizmit: Protestë pa ndërprerje në shesh

Pas 7 ditëve protestave në pothuajse mbarë Shqipërinë, nesër në Tiranë do të mbahet protesta e dytë kombëtare. Një ditë para protestës para Kryeministrisë, aktivistët e shoqërisë civile kanë prezantuar kërkesat që lidhen me heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e TVSH-së për produktet bazë të shportës. Si afat të fundit për plotësimin e tyre kanë lënë 19 marsin.

Kreu i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka tregon se deri më tani janë marrë politika të gabuara që kanë sjellë braktisjen e bujqësisë. ”Ky sektor ka probleme dhe nuk janë zbatuar politikat e duhura. Ne i kemi paraprife kësaj krize, këto politika kanë bëre që fshati e bujqësia të braktiset, fermeret po leme investimet e tyre dhe po ikin nga Shqipëria”.

Alarm dhe skepticizëm ka edhe në turizëm. Përfaqësues të këtij sektori sqarojnë se kjo është një krizë paniku më shumë se një krizë lufte. Në këto kushte, biznesi mund të shkojë drejt kolapsit.

”Kjo krizë që po përjetojmë këto ditë nuk është fare kriza e luftës. Kemi krizë paniku që duhet ta kontrollojë qeveria. Në vend të përhapjes së panikut, qeveria duhet të ketë një qasje tjetër. Nëse vetë qeveria thotë se kemi krizë është e padiskutueshme që kjo do reflektohet edhe në biznese edhe në popullsi”.

SHKARKO APP