Fermerët: Duam drita dhe ujë, Rama: Jam gjë magjistar?

Kreu i vendit, Edi Rama u ndal sot në Çorovodë, ku një bashkëbisedim me fermerët e Monushtirës, Rama është përballur me shqetësimet që banorët hasin çdo ditë. Shumë prej tyre i janë shprehur kreut të qeverisë se vuajnë mungesën e ujit dhe të energjisë elektrike dhe se mungojnë edhe investimet në infrastrukturë. Një prej banorëve ka shtuar se për këto arsye janë duke u zënë edhe me gratë. Për këto pyetje, kryeministri ka thënë se edhe po të ishte magjistar, nuk do të jepte përgjigje menjëherë.

Bashkëbisedimi i fermerit me Kryeministrin

Rama: Bëji të fala Berishës, se është duke na ndjekur tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banori: S’kam pse t’i bëj të fala. Rob Zoti është ai. Partinë venë e vinë. Ne jemi këtu banorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Sali, nuk të bëjnë të fala prej këtu.

Banori: Vërtetë ti the mund të mblidhen fermerët në qendra, por kjo është gjë e pamundur, pasi investimi është i madh.

Rama: Nuk bëhet kështu llogaria.

Banori: S’kemi rrugë, ujë, drita, këto duam ne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?