Fermeri pyet thjesht Kryeministrin: “Qeveritarët që na gënjyen pse nuk shkojnë para ligjit”?

Këtë herë Kryeministri Edi Rama është ndalur në Gramsh, nga ku ka prezantuar programin për bujqësinë. Kreu i qeverisë, bashkëbisedoi sot me fermerë në Gramsh.

Gjatë fajlës së tij, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek trajtimi që duhet ti bëhet familjeve që jetojnë në ferma. “Famijla fermere në fshat duhet të trajtohet si biznesi i vogël në qytet”, ka thënë Rama para të pranishëmve.

Në bashkëbisedimin me shefin e qeverisë, qytetarët kanë shprehur në sërë shqetësimesh. Njëri prej tyre, pyeti Kryeministrin se:”Ata qeveritarët që qenë që na gënjyen pse nuk shkojnë para ligjit”? Ndoshta z.Rama është ndierë në vështirësi, pasi përgjigja e tij ka qenë se:” Po kush t’i çojë”?

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga bashkëbisedimi i kreut të qeverisë me banorët e zonës

Swiss Digital Mobile Reklama

Banori: S’kemi më të rinj nga fshati që po shkojnë në shkollë si agronom

Rama: Kemi juristët e Saliut.

Banori: Të kemi orientim për kulturat qe do mbjellim se zona jonë s’është si Lushnja apo Korca, vreshtaria nëse do i gjendej pika e grumbullimit, do vlerësuar.

Banori: Fshati jonë ka rreth 120 shtëpi kemi problem një rrugë që lidh rrugën me fshatin lart, na kanë premtuar po e duam dhe nga ju, mendoj se e meritojmë ne si fshat

Rama: Po gjete një fshat që nuk e meriton të paktën ma trego që ta heqim një nga lista. Banori: Patjetër që e meritojnë por na ka kaluar radha

Rama: Secili qan hallin e shtëpisë së tij. Dini ju ndonjë mundësi që ara të prodhojë aq sa dëshironi se vetëm e doni ju? Edhe ekonomia është njësoj, s’është e mjaftueshme dëshira por duhen plotësuar një sërë kushtesht dhe kushti i parë është duhet mundim, sakrifica dhe një sërë reformash që janë të dhimbshme. Askush mos mendoje se mua më gënjen mendja se këto që po bëjmë janë mjaft dhe me këto jemi të larë me ju dhe ju duhet të jeni të lumtur me ne, e kam shumë të qartë unë se cfarë është jeta në një familje në këtë zonë apo në cdo zonë të varfër të Shqipërisë, sic e kam të qartë se nga varfëria dilet duke refuzuar realitetin.

Banori: Për ujësjellësin po mund e të na e bësh faleminderit po edhe po s’munde të na e bësh prapë faleminderit se ne jemi gënjyer tërë jetën, ne kështu na ka shkuar 25 vjet.

Rama: Për të gënjyer ju e dini adresën, e keni Kollaj, Bulevardi ‘ Zhan Dark’ ish­shtëpia e oficerëve ose po përtove të shkosh në Tiranë në Facebook, qytetari dixhital.

Banori: Ata qeveritarët që qenë që na gënjyen pse nuk shkojnë para ligjit…

Rama: Po kush t’i çojë? Këtu duhet të çojnë gjykatësit

Banori: S’paska ligj për ta? Pse rrinë ferr nëpër këmbë ata akoma, a ka ligj për ta?

Rama: Ferrat me çfarë pastrohen?

Banori: Me kosë Rama: Epo kosë s’ka. Kosa është reforma në drejtësi e kemi bërë, tani e kemi mbjellë , njësoj si ti të mbljellësh grurin dhe unë të vij të them më bëj bukën, ti do thuash prit në herë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?