Festa e 33-vjetorit, Berisha flet për Bashën: E mbështesnin prej meje, po e çonte PD-në drejt shuarjes morale

Në festën me grupin e tij për 33 vite PD, Sali Berisha teksa fliste për historinë e partisë më të madhe opozitare në vend ndër vite, nuk kurseu akuzat për atë që është cilësuar si “biri i tij politik”, Lulzim Bashën.

“Sot bisedoja me një bashkëpunëtor timin. Më thotë, se kuptoj, këta që takoj na thonë se ne mbështetnim Lulzim Bashën për shkak të doktorit. Është e vërtetë, i them unë. Kjo është realiteti”,-tha Berisha.

Për të situata në të cilën ndodhet vendi aktualisht, “i ka rrënjët nga kalimi i udhëheqjes nga idealiste në një udhëheqje pazaresh amorale. Po e çonte këtë forcë politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte”.

Ish-kryeministri deklaroi edhe se paraardhësi i tij, gjatë kohës që kishte frenat e PD-së në dorë, nuk mbrojti interesat e popullit opozitar, por as atë kombëtar.

SHKARKO APP