Festa e fejesës kthehet në tragjedi, 4 të rinj humbin jetën në mesnatë në aksin Fushëkrujë-Milot

Kthimi nga fejesë është kthyer në tragjedi. 4 viktima ka regjistruar një aksident i ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Alfred Dika, 39 vjeç, Artan Alushi, 30 vjeç, Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë në Fushë-Krujë, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe, lagështira në rrugë si dhe parakalimi i gabuar.

“Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A”, njofton Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga përplasja ka mbetur e plagosur edhe një pasagjere 34 –vjeçare me iniciale R.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?