Festa e Kurban Bajramit, urimi nga Presidenti Meta: Sa më shumë paqe dhe begati

Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Me këtë rast, Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë, me urimet për paqe dhe begati. ”Të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit”.

Postimi i plotë

‘“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”.  Kuran.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar! Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit. Adhurim dhe lutje të pranuara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?