Festa e PS, Rama batuta me Metën, Idrizin, Gjinushin e Ngjelën

 

Partia Socialiste ka festuar sot 24 vjetorin e themelimit të saj, dhe njëkohësisht, edhe fitoren e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të bëjë disa batuta me aleatët e vet.

“Fituam së bashku edhe me socialistët e Ilirit, i cili vazhdon të heqë peshë nga vetja duke ia shtuar LSI-së.

Me demokratët e presidentit Topi që ketë herë fitoi se besoi tek shprehja trim i mirë me shokë shumë.

Sikur Skënderi mos të kishte dal i vetëm në luftë, s’do kishte mbetur asnjë jashtë fitores”,tha Rama.

Ai vazhdoi me Spartak Ngjelën, duke thënë se është unik në llojin e tij.

Sipas Ramës, Ngjelë është edhe aleat i kësaj mazhorance, por edhe kundërshtar i egër i saj.

Kryeministri ndërkohë ka thumbuar edhe Lulzim Bashën, duke thënë se donte ta uronte atë kur kishte ditëlindjen, pasi e kishte në të njëjtën ditë me themelimin e PS-së, por ishte në fushatë dhe nuk e bëri dot.

Ai pohoi ndërkohë se i kishte bërë ftesë Bashës dhe demokratëve të tjerë, por me përjashtim të Tritan Shehut, nuk kishte shkuar askush.

Do të kisha qenë i lumtur nëse do të kishte ardhur se do ta falënderoja personalisht, jo për fitoren që na e bëri më te lehtë, por për referendumin që bëri, rezultati i të cilit dihet.

Por jam i bindur se miku Tritan Shehu do t’ia përcjellë falenderimet”, tha Rama.

SHKARKO APP