Festa e PS-së, Nano thotë: Po pres 25 vjetorin !
Ndërsa në sheshin para Teatrit Kombëtar po vijojnë përgatitjet për festën e PS-së, kush priste të shihte sonte mes socialistëve iderin historik, Fatos Nano, do të zhgënjehet. Ish-kryeministri mësohet se e ka refuzuar ftesën që i është dërguar nga Partia Socialiste për 24-vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Ylli Dylgjeri, një prej njerëzve të afërt të Nanos, shkruan se lideri historik i kësaj partie po pret 25-vjetorin. “Pyetjes, a do jeni pjesmarës në festimet e 24 vjetorit të themelimit të PS, Z. Nano ju përgjegj shkurt: Po pres 25 vjetorin…”- shkruan Dylgjeri.