Festa e Shën Joan Vladimirit në Elbasan, Presidenti Meta ndez qiri për mbarësi: Fali Zot ata që nuk dinë ç’bëjnë!

Këtë të premte dhjetëra besimtarë janë mbledhur në fshatin Shijon të Elbasanit për të kremtuar 4 qershorin që përkon me Festën e Shën Joan Vladimirit. Në mesin e qytetarëve ishte Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili ndezi dhe një qiri për të uruar “Mbarësi”.

Shën Joan Vladimiri ishte një prijës dhe më vonë shenjtor, që nderohet çdo 4 Qershor (22 Maj sipas kalendarit të vjetër Julian) në Shijon të Elbasanit, nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vizitës Presidenti Meta u pyet nga gazetarët për nismën e Kuvendit dhe theksoi se nuk ka asnjë shqetësim për shkarkimin nga një Parlament antikushtetues dhe pa kredibilitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se duhet të merremi me hetimin zgjedhor dhe krimin e blerjes së votave. Më tej Presidenti Meta me ironi tha se “Fali Zot ata që nuk dinë ç’bëjnë!”, mesazh që ishte me shumë drejtime si ngacmim.

Gazetarja: Mos është lutje, për shkarkimin që kemi pas 5 ditësh në Kuvend?

Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është që zoti ti falë ata që nuk dinë se çfarë mbrojnë, ti udhëheqë të gjithë drejt rrugës së mirë e të përbashkët. Është një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’iu bashkuar mesazhit të bashkëjetesës, të gjithë besimeve të ndryshme, besoj se kjo do të jetë shumë e qartë.

Gazetarja: Si bindeni që do jeni president deri në 2022 kur maxhoranca i ka votat për t’ju shkarkuar?

Tani nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekziston. Kjo tema e shkarkimit, është më tepër pas 25 prillit, aq më tepër kur është konfirmuar çdo gjë që Presidenti ka thënë. Dhe kur u tregua qartë që Kuvendi i dy viteve të fundit është pa opozitë. Unë nuk kam asnjë shqetësim të tillë, nëse doni diçka serioze merruni me krimet zgjedhore.

Çfarë do të ndodhë në 9 qershor?

Në atë datë, do të zhvillohet seanca për shkarkimin e presidentit Meta. Deri më tani socialistët janë shprehur të vendosur pro shkarkimit, me pretendimin se kreu i shtetit ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?