Festa në lokale, shefi i shërbimit të urgjencës bën thirrje: Kujdes nga alkooli dhe fishekzjarret

Festa në lokale, çdo vit ka sjellë probleme. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se janë marrë masa në prani të ambulancave në rast se do të duhet, por ai i këshillon qytetarët të bëjnë kujdes që nga përdorimi i fishekzjarrëve të cilat edhe pse janë reduktuar janë të pashmangshme.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve konsumohet shumë alkool dhe Brataj ka një këshillë për të gjithë, të paktën të mos drejtojnë makinën duke shmangur aksidentet.

“E mira është ta drejtojë dikush që nuk ka konsumuar alkool ose të presim deri sa të zbardhet aty ku ka festuar. Gëzuar për të gjithë shqiptarët një vit sa më i mbarë!”, tha Brataj.

SHKARKO APP