Festat në Berat e Korçë/ Policia Rrugore shton kontrollet: Të pranishëm në çdo aks (VIDEO)

Nisur nga festat që do të ndahen përgjatë fundjavës në Berat dhe në Korçë, Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e qarkullimit në rrugët e vendit, duke shtuar dhe fluksin e fundjavës, si për Festën e Birrës në Korçë ashtu dhe për pelegrinazhin në malin e Tomorrit.

Shefi i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Skënder Ismaili tha se Policia Rrugore ka marrë detyrimet e saj për javën, të përcaktuara në këtë plan masash dhe ka filluar zbatimin e tyre në terren.

Po ashtu Ismaili ka një mesazh për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos qarkullojnë me shpejtësi që cënon sigurinë e jetës në rrugë pasi do përballen në çdo rrugë me radarët e Policisë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor nuk lejohet në asnjë masë përdorimi i alkoolit por duke filluar nga 0.01 mg/l fillojnë penalitetet të cilat vijojnë sipas masës së konsumimit të alkoolit, deri në pezullim te lejes së drejtimit dhe me arrest, kur drejton mjetin në gjëndje të dehur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?