Fevziu: Ka ardhur koha që të kemi një grua si Presidente, një figurë që të jetë në mbyllje të karrierës

Një figurë e pastër, me integritet dhe mbi të gjitha një grua. Kështu thotë gazetari Blendi Fevziu kur pyetet sesi e sheh ai Presidentin e ri. Edhe pse nuk thotë emër, për të duhet edhe që të jetë një figurë që është në mbyllje të karrierës.

“Unë mendoj që mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur Presidentin. Kjo tentativa për të bërë bisedime më duket më shumë një ”larje goje”. Personalisht do isha për një figurë jo politike, jo detyrimisht politike. Por mundësisht një figurë në mbyllje të karrierës, sepse ne kemi vuajtur gjithmonë që kemi vendosur presidentë të rinj që kanë pasur ambicie përtej Presidencës.

Nëse më pyet personalisht, që s’ka asnjë vlerë mendimi im se nuk ndryshon asgjë, mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një grua për Presidente sepse është i vetmi vend. Kosova ka pasur dy gra deri më sot.

Mund të jetë ndonjë emër që ne s’na ka shkuar ndërmend fare. Mjafton të jetë një njeri me integritet, një prezantim i mirë i Shqipërisë dhe kjo ishte e mjaftueshme për Presidentin”.

SHKARKO APP