Fevziu: Parlamenti të bëhet me 100 deputetë, kemi një klasë politike të paaftë
Duke marrë shkas nga debati për Vetting-un në politikë, Blendi Fevziu thotë se Parlamenti i Shqipërisë nuk ka pse të ketë 140 deputetë, por në zbresë në 100 deputetë. Fevziu komentoi ndryshimet kushtetuese që ka propozuar PD-së, dhe nënvizoi se vendi ka nevoja shumë të mëdha që selia blu duhet të kishte kërkuar për të ndryshuar.
“Ka nevoja shumë më të mëdha që PD duhet t’i kishte propozuar. Pavarësisht se i pranon apo jo mazhoranca. Parlamenti nuk ka pse të ketë 140 deputetë. Nuk ka pse të zgjidhet një deputet me 10 mijë vota. Ka deputetë që nuk kanë folur asnjë ditë të vetme. Parlamenti nga 140 vetë mund të shkonte në 100 veta. Mund të vendosej senati. Mund të krijohej një balancë më e mirë”.
Në intervistën për “Milori Live” në Klan News, Fevziu theksoi edhe se ndryshimi thelbësor duhej bërë në sistemin zgjedhor. Për të ndryshimet kushtetuese të 2008, kanë sjellë një klasë politike të paaftë dhe gjatë 13 viteve të fundit janë bërë hapa mbrapa krahasuar se ku ishim dikur.