Fevziu: PD-ja nuk duhet ta çonte logon dhe vulën në vendim gjykate

Blendi Fevziu, thotë se Partia Demokratike nuk duhet ta kishte lënë çështjen e vulës dhe logos së partisë që udhëheq opozitën, deri në një vendim Gjykate. I ftuar në rubrikën “Milori Live”, gazetari tha ndër të tjera se PD-ja duhet ta kishte zgjidhur së brendshmi këtë problem.

“Sa i përket problematikës që lidhet me vendimin e datës 3 Mars, në gjykim tim opozita reale është PD që drejtohet nga Sali Berisha, pjesa tjetër është një tentantivë pa ndonjë interes të madh, por Partia Demokratike e Sali Berishës nuk duhet ta kishte lënë situatën deri këtu. PD duhet të kishte gjetur një fuqi të brendshme që mos ta çonte çështjen e opozitarizmit në një vendim gjykate.

Nuk është çështja vetëm Alibeaj, por dhe deputetët e tjerë të grupit parlamentar. Ky grup nuk bëri dot një grupim deputetësh i cili të shkarkonte Alibeajn dhe të vendoste një tjetër. Kjo tregoi që qe një paaftësi dhe brenda PD për të funksionuar. Sa i përket raportit, unë jam 100% i qartë, e vetmja opozitë reale dhe dominuese është opozita e drejtuar nga Berisha”,-tha Fevziu.

SHKARKO APP