Fevziu: PD në një moment tragjik, Rama i pashqetësuar ble domate

Për Blendi Fevziun, PD-ja si partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment tragjik-komik. ”Ky protagonizëm në PD ka lënë jo vetëm qeverinë në heshtje por edhe LSI-në në heshtje. Partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment tragjik-komik, sidomos tragjik”.

Po ashtu ai thotë edhe se nuk është normale që një vend mos të ketë një opozitë të fortë, por komenton edhe Edi Ramën.

”Vijmë në një moment që çarja e opozitës, rreziku që mund të kthehet në dy parti, rreziku që mund të ketë hyrja në parlament, në mënyrë absolute e bën fitoren e zgjedhjeve shumë më të largët. Që do të thotë se Rama mund të blejë domate, kastraveca, karota për gruan e tij për një kohë të gjatë fare i pashqetësuar, kjo është dramatike”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP