Fevziu për PD: Ka përfunduar aq keq sa e cakton Rama kë njeh për kryetar legjitim
Blendi Fevziu teksa komenton ”luftën” në selinë blu, thotë se sot Partia Demokratike ka përfunduar aq keq sa ka mbetur në dorën e kryeministrit Edi Rama, që të zgjedhë se kë do të njohë si kryetar legjitim.
”Shteti po njeh për partner Bashën deri në këto momente. Ai vendosi ta blindojë selinë, dhe në momentin që blinoi partinë, kontestuesit që ishin në dijeni të blindimit, tentuan ta marrin dhe të hynin aty.
Diçka nuk ka funksionuar në mënyrën sesi vajtën ta merrnin. Pas hyrjes së protestuesve, ndërhyri policia. Në këtë moment, shteti mori një pozicion, që njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Lulzim Bashës.
Problemi më i madh i opozitës është se përcaktimin e saj do ta bëjë shteti, qeveria. Nëse Rama vendoste të mos ta mbronte Bashën, do t’i kishte rënë selia. Nëse kundërshtarët hyjnë edhe sot, ai shkon me një bombol gazi dhe i nxjerr jashtë”, tha Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.